Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Dymbëdhjetë persona akuzohen si autorë të grabitjes së Kim Kardashian në Paris, të cilët nën kërcënimin e armës, arritën të marrin disa bizhuteri me një vlerë prej 10 milionë dollarësh. Ata pritet të dalin pas pak ditësh në gjyq, për t’u përballur me akuzat e ngritura nga prokuroria.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, gjatë javës së modës, ndërsa Kardashian është shprehur se disa persona të maskuar dhe të armatosur, arritën të futeshin në apartamentin e marrë me qira në Paris, ta lidhnin atë dhe ta mbyllnin në tualet.
Hetimet në lidhje me ngjarjen kanë zgjatur për pesë vite. Tani, prokurorët janë të bindur në grumbullimin e fakteve dhe kanë dërguar dosjen në gjykatë.
Të 12 të dyshuarit do të përballen me disa akuza në lidhje me grabitjen. Ende nuk është caktuar data e gjyqit, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera.
Avokati francez i Kardashian nuk ka pranuar të japë asnjë detaj në lidhje me hetimet.
Më herët gjykata ka zbutur masën e dënimit për disa persona të dyshuar, duke vendosur masën arrest shtëpie për shkak të problemeve shëndetësore. Në mesin e tyre është Yunice Abbas, 68 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të grabitësve. Ai boto edhe një libër vitin e kaluar.
Kreu i dyshuar i grupit, Aomar Ait Khedache, i dërgoi një letër Kardashian, përmes të cilës i kërkonte falje, duke theksuar se ndjente keqardhje dhe e kuptonte se çfarë dëmi psikologjik i kishte shkaktuar asaj me veprimin e tij.
Në atë periudhë, zëdhënësi i Kardashin tha se Kim ishte shumë e tronditur, por fatmirësisht grabitësit nuk e kishin dhunuar fizikisht.
Top Channel