Disa të plagosur në protestat kundër masave të izolimit në Holandë

20/11/2021 10:47

Masat e reja të izolimit kundër pandemisë kanë nxitur protesta të dhunshme në Holandë.

Policia holandeze ka qëlluar dhe plagosur disa persona gjatë trazirave që shpërthyen në Roterdam.

Protestuesit hodhën gurë dhe mjete tjera të forta dhe u vunë flakën makinave të policisë.

Qindra protestues u mblodhën për të shprehur zemërimin e tyre.

Javën e kaluar Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor për të parandaluar përhapjen e COVID-19 pasi gjatë periudhës së fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me koronavirus.

Gjatë protestave të dhunshme u plagosën shtatë persona dhe të paktën 20 u arrestuan.

Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë Reuters se policia ishte e detyruar të veprojë përmes të shtënave paralajmëruese dhe direkte pasi “situata përbënte kërcënim për jetën”.

Në Roterdam u shpall gjendje e jashtëzakonshme ndërsa stacioni kryesor i trenit u mbyll.

Holanda vendosi kufizime të reja pasi regjistroi numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Masa përfshin mbylljen e restoranteve dhe dyqaneve më herët ndërsa ngjarjet sportive duhet të zhvillohen pa praninë e publikut.

Edhe në Hagë ka pasur protesta të dhunshme./REL/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA