COVID anulon tregun më popullor të Krishtlindjeve në Gjermani

20/11/2021 12:21

Një nga tregjet më të njohura të Krishtlindjeve në Gjermani ka rënë viktimë e përkeqësimit të situatës së pandemisë në vend.

Fjala është për tregun e Nurembergut në Bavari, i cili u anulua të premten.

Kryeministri bavarez, Markus Soder, teksa lajmëroi qytetarët tha se “situata është shumë keq dhe shumë serioze”.

Ai e arsyetoi vendimin me idenë se tregje të tilla, shumë të frekuentueshëm ishte e vështirë të monitoroheshin nga strukturat shëndetësore.

Bavaria gjithashtu ka vendosur de facto masa bllokuese për personat e pavaksinuar. Vendet publike si restorantet, kinematë dhe sallat e koncerteve do të jenë të hapura.

Personat që ende nuk janë vaksinuar do të detyrohen të kufizojnë numrin e kontakteve.

Në zonat ku shkalla e infeksionit i ka kaluar 1 mijë persona për 100 mijë banorë brenda një jave, sipas Soder, “duhet të mbyllet gjithçka”, me përjashtim të shkollave dhe bizneseve.

Ne kemi një qëllim të qartë: të luftojmë koronavirusin, të mbrojmë njerëzit dhe sistemin e kujdesit shëndetësor”, tha ai.

Kjo nuk është një retorikë lufte, por është një shqetësim i thellë që na detyron të veprojmë”, theksoi ai.

Në fillim të javës, autoritetet shëndetësore dhanë një paralajmërim  të fortë, pasi 65 mijë e 371 persona rezultuan pozitiv brenda 24 orësh, duke konfirmuar kështu një kurbë rritëse të rasteve të reja me Covid-19.

“Aktualisht po shkojmë drejt një emergjence serioze”, tha Lothar Wieler, drejtor i Institutit Robert Koch.

Wieler tha se nëse nuk merren masa të menjëhershme, Gjermania do të përjetojë Krishtlindje vërtetë të tmerrshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA