Donadi është lodhur nga etiketimet e shpeshta si partneri i Borës.
Mbasditen e sotme ai ka treguar se përcaktime të tilla duhet të ndalojnë pasi në këtë lojë ka hyrë vetëm dhe do të vazhdojë të luajë si i tillë.
‘’Unë nuk jam i askujt, boll më me etiketime se nuk jam ‘njeriu i Borës’, në lojë kam hyrë vetëm dhe pa sqaruar shumë gjëra nuk mund të them që jam në një lidhje’’,- tha ai.
Këtë gjë e aprovuan edhe dy konkurentët e rinj, Meridiani dhe Antonela, të cilët këmbëngulën se publiku është ende i paqartë për marrëdhënien që kanë ata të dy.
‘’Duhet ta qartësosh këtë gjë, në publik po të njohin si Donaldi i Borës dhe kjo gjë po e penalizon lojën tënde. Thauje njëherë e mirë dhe të qartësosh këtë gjë’’,- thanë ata.
Top Channel