Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi këtë të shtunë ecurinë e punimeve në aksin Qukës-Qafë Plloçë.
Në këtë aks po vijojnë punimet për ndërtimin e këtij aksi rrugor që shkurton distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit si dhe rrit sigurinë rrugore.
Teksa kreu inspektimet në terren, Balluku tha se ky aks rrugor ka qenë mjaft i diskutuar për shkak të problematikave dhe kohës së gjatë që ka marrë, po ashtu edhe për shkak të financimit.
“Një aks mjaft i diskutuar për shkak të problematikave dhe kohës së gjatë që ka marrë Financimi i kësaj rruge ka kaluar disa vështirësi, por ne shpresojmë shumë që gjatë muajit dhjetor ti japim një zgjidhje përfundimtare duke vazhduar me gjithë pjesët e mbetura për të përfunduar sa më shpejt”, tha Balluku.
E gjithë rruga është 43.3 km, ndërsa puna po vijon, ndërsa po shfrytëzohen maksimalisht edhe kushtet e mira klimaterike.
Trafiku do të ndahet midis këtij akti rrugor të ri Qukës-Qafë Plloçë, për të gjithë automjetet që duan të aksesojnë direkte pjesën e daljes nga ana e Korçës dhe ndërkohë ata që do të vazhdojnë të ngjiten për Qafë Plloç duhet të vazhdojnë të përdorin rrugën ekzistuese.
Ministrja Balluku njoftoi se duke nisur nga janari i vitit 2022 kemi një fond të aprovuar në buxhetin 2022 për të nisur rikualifikimin e rrugës nacionale nga Elbasani deri në Qafë Plloçë, edhe rruga ekzistuese do të marri një projekt të ri për ta zgjeruar dhe për të eliminuar disa prej kthesave!
Ky është një projekt që ka tre lote aktive, ka ndeshur në problematikën e financimit që kanë ardhur si shkak i një projektimi jo të saktë, ku nuk ishin parashikuar të gjitha problematikat.
Top Channel