![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/fefafe41-4e49-4168-8a9a-7e93463851ab_w1023_r1_s_hd-800x450.jpg)
Në një zbulim i tmerrshëm është bërë në Rusi nga një grup vullnetarësh, të cilët zbuluan një varr masiv nazist ku gjendeshin eshtrat e 675 fëmijëve të moshave të ndryshme dhe disa të rritur.
Ata besohet se ishin sakrifikuar për të transferuar gjakun e tyre te oficerët dhe ushtarët e plagosur.
Varri masiv u zbulua jashtë Shën Petersburgut dhe pranë një baze të SS të Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në total, rreth 50 çanta me eshtra u mbushën nga varri masiv. Nga kufomat e të rriturve, shumica ishin gra.
Një vullnetar që mori pjesë në hulumtim tha se: “U gjetën gjithsej 1362 skelete njerëzore, 675 prej të cilave u përkisnin fëmijëve”.
Sipas informacioneve të disponueshme, rreth 300 metra larg varrit masiv, ushtarët nazistë kishin bazën e tyre nga viti 1941 deri në vitin 1943, gjatë Rrethimit të Leningradit (Shën Petërburgu i sotëm).
Top Channel