Si pasojë e disa raketave të lançuara nga grupi terrorist YPG/PKK, tre civilë kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur në qytetin sirian Afrin.
Sipas një deklarate të zyrës së guvernatorit të provincës turke Hatay, 6 raketa goditën qytetin Afrin.
Në deklaratë thuhet se zyra e guvernatorit ka filluar një hetim bashkë me autoritetet siriane.
Afrin në përgjithësi është pastruar nga terroristët e YPG/PKK-së që kur Turqia lançoi operacionin antiterrorist “Dega e Ullirit” në vitin 2018, por grupi terrorist akoma kryen sulme sporadike në rajon.
Që nga viti 2016, Turqia ka nisur disa operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit me Sirinë, me qëllim parandalimin e formimit të një korridori terrorist dhe me synimin për të ofruar një mjedis të sigurt për kthimin e personave të zhvendosur. Operacionet turke janë: “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega e PKK-së në Siri.
Top Channel