Bayern Munich pëson humbjen e dytë sezonale. Skuadra e Julian Nagelsmann u mposht në derbin e vogël të Bavarisë nga Augsburg me shifrat 2-1 duke u dhënë mundësinë rivalëve në garën për titull të përfitojnë dhe të ngushtojnë distancën mes tyre në renditje.

Ishte një sfidë të cilën Bayerni nuk e luajti mirë me Pedersen dhe Andre Hahn që i dhanë avantazhin e dyfishtë, Augsburgut në harkun 13 minutave nga e 23-ta në të 36-ën.

Por dy minuta më vonë Robert Lewandowski shënoi golin e tij të 14-të sezonal në Bundesliga duke rihapur sfidën dhe duke krijuar përshtypjen se Bayerni do të përmbyste shifrat në pjesën e dytë.

Por pavarsisht rasteve të krijuara kampionët e Gjermanisë e kishin të vështirë të bënin diçka duke mos marrë asnjë pikë në këtë transfertë me Augsburgun që festoi triumfin në derbin e Bavarisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA