Fermerët përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti se s’të njoh, pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? Zbrisnit poshtë
Dhjetëra qytetarë, mes tyre fëmijë, të moshuar e të rinj kanë marshuar sot në sheshin “Skënderbej”, pas vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga fqinji i tij në Fier, Klodian Çalamani.
Atyre iu bashkua edhe kryetarja e Kuvendit, Lindiata Nikolla, e cila e quajti një ngjarje të rëndë, duke theksuar se nuk mund të merren vendime të rëndësishme nën efektin e emocioneve të forta, në lidhje me rikthimin e dënimit me vdekje në vendin tonë.
Me pankarta në duar dhe fjongo blu, qytetarët kanë dhënë mesazhe të rëndëësishme kundër dhunës ndaj fëmijëve.
“Mos më dhuno!”
“Nuk është faji yt”
“Ti je personi më i rëndësishëm i jetës tënde, lufto”
“Mbro të drejtat e fëmijëve”
“Stop dhunës”
“Dhuna ndaj fëmijëve është krim denonco”, ishin disa prej pankartave.
Top Channel