LIVE/ Orët e fundit para skadimit të afatit të Trump për Iranin: Ju shtyp brenda natës. Izraeli mesazh iranianëve: Mos përdorni trenat sot. The Times: Khamenei në gjendje të rëndë 07/04 11:47
Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në provincën perëndimore kanadeze British Columbia, pas një stuhie të madhe që pushtoi vendin dhe ndërpreu lidhjet rrugore dhe hekurudhore në rajon.
Forcat e Armatosura Kanadeze janë angazhuar për të ndihmuar mijëra banorë të bllokuar që kanë mbetur të bllokuar që nga stuhia që goditi natën e së dielës, shkruan BBC.
Kryeministri Justin Trudeau premtoi ndihmë gjatë një vizite në Uashington DC dhe tha se trupat do të ndihmojnë në rindërtim.
Një grua ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut, ndërsa dy persona rezultojnë të zhdukur.
Zyrtarët presin që të konfirmohen më shumë viktima në ditët në vijim.
Top Channel