“Shikoni pamjet e vrasjes”, familjarë dhe qytetarë të Fierit kanë një apel për shtetin

18/11/2021 14:34

Familjarë dhe qytetarë të Fierit kanë nisur mbledhjen e firmave që Klodian Çalamani të dënohet me vdekje.

Ata janë shprehur për mediat se pamjet e vrasjes së djalit nga fqinji ishin shumë të rënda dhe shteti duhet t’i shikojë që ta mendojë edhe njëherë dënimin e autorit të krimit makabër.

Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu dy ditë më parë nga fqinji i tij ka tronditur mbarë opinionin duke sjellë reagime nga qytetarë, të njohur të tij dhe figura të politikës.

Mateo 8-vjeçar u përcoll për në banesën e fundit mes lotësh dhe dhimbjesh nga familjarë, shokë dhe qytetarë të Fierit dje.

Vogëlushi u rrëmbye dhe më pas u vra më 16 nëntor në fshatin Grecalli të Fierit nga fqinji i tij 38-vjeçar Klodian Çalamani.

Banorët e prekur janë shprehur se autori ka qenë problematik, ndërsa kërkojnë dënimin më të rëndë për të deri në varje në mes të Fierit.

Ata janë shprehur se nuk ndihen të sigurt pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë, duke dhënë detaje edhe për jetën që bënte  autori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA