Rruga e çuditshme e fshatit Dragu/ Rrugica me dy rripa u ndërtua nga vetë banorët
18/11/2021 14:41
Kjo rrugë e shtruar me dy rripa është bërë virale në rrjetet sociale, pas publikimit nga ana e kryebashkiakut të Bulqizës.
Kjo rrugë ndodhet në mes të dy lagjeve në fshatin Dragu në Fushë Bulqizë. 15 familjet e një lagje kanë mbledhur disa para, ndërsa bashkia i ka ndihmuar me 50 mijë lekë e më pas kanë shtruar vetëm dy copëza të rrugës njëra 20 metra dhe tjetra 50 metra.
Të gjithë punën e kanë bërë banorët, e gjithë rruga problematike është një kilometër e gjatë por paratë në dispozicion ishin shumë pak.
Ky fshat nuk ka një rrugë të denjë për të dalë në rrugën nacionale. Rruga e fshatit të tyre është e pakalueshme në kohë të thatë, ndërsa në ditët me shi apo dëborë ata janë tërësisht të izoluar.
Top Channel