Të mërkurën filloi panairi i 24-të i librit, ndërsa këtë vit panairi rikthehet në formën e tij tradicionale pas një viti ndryshe të diktuar nga pandemia.
Politikanë, ish politikanë dhe figura të tjera të njohura kanë marrë pjesë ne panairin e 24 të librit, ku 95 botues kanë zënë vendet e tyre në stendat e librit pranë Pallatit të Kongreseve.
Mos harroni! Librat e panairit mund t’i gjeni edhe ne aplikacionin Panair Shopping , Libri është kryefjala e këtij aplikacioni, në të cilin materializohet ideja e një “Panairi Online”.
Qëllimi kryesor është që lexuesi të gjendet më pranë librit duke e porositur kudo që ndodhet. Nëpërmjet kësaj platforme panairi i librit gjatë vitit të shkuar u zhvillua në mënyrë digjitale.
Top Channel