Banka ku ulej Mateo i vogël është bosh, ndërsa ditët në shkollë për shokët e tij nuk do të jenë më njësoj.
Këtë të premte, kur është lajmëruar seanca e para gjyqësore për autorin e dyshuar Klodian Çalameni. Në ambientet e gjykatës së Fierit, janë mbledhur familjarët e 8-vjeçarit, ndërsa më pas janë bashkuar qytetarë dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare e të mesme të qytetit.
Ata kërkojnë drejtësi për vogëlushin e ndjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, ku 38-vjeçari Klodian Çalameni goditi me sende të forta duke e lënë të vrarë 8-vjeçarin. Më pas, autori e varrosi trupin e tij në oborrin e banesës.
38-vjeçari pranoi para efektivëve të Policisë krimin e rëndë.
Ka qenë një kamera sigurie, ajo që filmoi momentet kur 38-vjeçari mori djalin e vogël dhe e futi në banesën e tij. Ndërkohë familjarët e djalit të vogël kërkonin prej orësh të miturin dhe kishin bërë edhe denoncimin në polici.
Aurori njihet si person problematik dhe me probleme mendore, por zyrtarisht nuk figuron si person i pajisur me një kartelë psikiatrike.
Top Channel