“Nuk e meritojmë këtë”, turqit të dëshpëruar: S`po na del më as për bukë!

18/11/2021 16:17

Kadriye Dogru, pronare e një tezge ne një treg të Turqisë, këto ditë po i kalon vetëm me simite të mbuluara sipër më susam.

E veja, që është nënë e dy fëmijëve, thotë Associated Press, rrëfen se mbetet vetë pa drekë në mënyrë që të arrijë t`i shtrojë ushqim në tryezë familjes së saj.

Paratë që 59-vjeçarja fiton duke shitur pantallona dhe rroba të tjera në tregun “Ortakcilar” në Stamboll, nuk po i mjaftojnë më dhe po ka vështirësi të blejë ushqim, e lëre më gjëra të tjera. “Kurrë nuk kam përjetuar një jetë kaq të mjerueshme.

Flej, zgjohem dhe çmimet janë ngritur. E bleva një kanaçe pesëlitërshe me vaj gatimi, ishte 40 lira. U ktheva, ishte 80 lira. Nuk e meritojmë këtë si shtet”, shprehet ajo. Shumë njerëz në Turqi po përballen me vështirësi pasi çmimet e ushqimit dhe mallrave të tjera janë ngritur. Edhe pse çmimet e larta për konsumatorë po prekin shtetet në gjithë botën nga pandemia e koronavirusit, ekonomistët thonë se inflacioni i madh në Turqi është përkeqësuar nga keqmenaxhimi i ekonomisë, shqetësimet për rezervat e shtetit dhe shtysa e presidentit Rexhep Taip Erdogan për të zvogëluar normat e interesit.

Ai pretendon se kostoja më e ulët për huazim do të nxisë rritje ekonomike, por ekspertet thonë se e kundërta e kësaj është e vetmja mënyrë për t’i ulur çmimet që janë ngritur shumë. Monedha turke, lira, ran ë nivele rekord krahasuar me dollarin amerikan pasi Banka Qendrore e Turqisë ka zvogëluar normat e interesit duke nxitur shqetësime për pavarësinë e bankës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA