Brendan Rodgers është një nga emrat që lidhen me stolin e Manchester United. Ole Gunnar Solskjaer rrezikon shkarkimin dhe trajneri i Leicester City është një nga të preferuarit e drejtusve të “Djajve të Kuq”.
48-vjeçari, i cili drejton Leicesterin prej shkurtit të vitit 2019, ka thyer heshtjen, duke mohuar kalimin e tij në “Old Trafford”. “Jam i lumtur dhe krenar që jam trajneri i Leicester City. Jam plotësisht i impenjuar ndaj këtij klubi, lojtarëve dhe pronarëve.
E gjithë zhurma e krijuar përreth është diçka që nuk mund ta kontrollojmë, është zhgënjyese të dëgjosh fjalë të tilla. Unë jam trajneri i Leicester City, kaq. Manchester United? Është mungesë respekti që më bëni këtë pyetje kur United ka në stol një trajner dhe njeri të mirë.
Mos prisni prej meje të komentoj zërat që më lidhin me United, nuk janë aspak reale”, deklaroi trajneri i “Dhelprave”.
Top Channel