Njëmbëdhjetë raste të reja me Covid-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në Kosovë.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se këta qytetarë dolën pozitiv pas testimit të 1.498 mostrave.
Mësohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 16 pacientë, ndërsa 400 janë raste aktive.
Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Të drejtën për t’u vaksinuar e kanë personat mbi 12 vjeç.
Nga ajo kohë, në vend janë administruar mbi 1.6 milion doza të vaksinës dhe 753,440 persona janë vaksinuar me të dy dozat, ndërkaq 847,689 të tjerë me një dozë.
Në Kosovë administrohen vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca dhe qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin se cilën prej këtyre dy vaksinave duan të marrin.
Top Channel