
Një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Lushnjës. Policia njofton se shqiptari është arrestuar me qëllim ekstradimin në shtetin fqinj, pasi ishte dënuar me 8 vite burgim për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Bëhet e ditur se shtetasi i arrestuar është Amarildo Ajdini (Kërçuku), 42 vjeç, banues në Dushk.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Amarildo Ajdini (Kërçuku), 42 vjeç, banues në Dushk.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 21.05.2020, e ka dënuar me 8 vite burgim për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, njofton policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.
Top Channel