Gjobitën dy turistët amerikanë pasi u kapën jashtë orarit në Koloseun e Romës

18/11/2021 18:29

Dy turistë amerikanë janë gjobitur nga autoritetet italiane pasi u zbuluan jashtë orarit brenda Koloseut në Romë.

Turistët, të cilët u pikasën nga një kalimtar, po shijonin disa birra në amfiteatrin antik në orët e para të mëngjesit të së hënës. Mësohet se më pas kalimtari i ka denoncuar në polici.

Koloseu është i mbyllur për turistët gjatë natës, por dy shtetasit amerikanë u gjetën në katin e dytë të teatrit antik në orën 05:30 të mëngjesit.

Dy turistët amerikanë u gjobitën 800 euro, pasi pranuan se kishin hyrë fshehurazi në zonën historike.

Kjo nuk është hera e parë që turistët amerikanë janë kapur jashtë orarit të vizitave në “ndërtesën” e gladiatorëve të Romës.

Në vitin 2015 dy gra nga Kalifornia u kapën duke bërë një selfie pasi kishin gdhendur inicialet e tyre 6 cm në gurët e amfiteatrit.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA