Një nga momentet më prekëse të ditës së sotme, ndërsa familjarë, shokë dhe qytetarë të Mateos janë para gjykatës, është kur vëllai i të miturit që u vra nga Klodian Çalamani hipën sipër kangjellave.

Ai tenton të hyjë në gjykatë, ndërsa policia ka rrethuar vendin.

Me forcë, ata kanë kërkuar që autori të varet në mes të Fieti edhe pse dënimi me vdekje është hequr që në vitet ’90 në vendin tonë.

Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu dy ditë më parë nga fqinji i tij ka tronditur mbarë opinionin duke sjellë reagime nga qytetarë, të njohur të tij dhe figura të politikës.

Mateo 8-vjeçar u përcoll për në banesën e fundit mes lotësh dhe dhimbjesh nga familjarë, shokë dhe qytetarë të Fierit dje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA