“Emigrantët do pushtojnë Europën”, Morawiecki: “Do vijnë me miliona”!

18/11/2021 11:56

Po nuk u ashpërsuan politikat në kufi, Europa do të përballet me vërshimin e miliona emigrantëve, paralajmëroi kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

Në një intervistë për gjermanen, Bild, ai deklaroi se nuk e përjashton rrezikun e luftës duek marrë marrë parasysh zhvillimet në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

“Nëse ne nuk do të jemi në gjendje të largojmë mijëra migrantë tani, shumë shpejt do të jenë edhe qindra mijëra, miliona tjerë të nisur drejt Evropës”, ka thënë kreu i ekzekutivit polak i cituar nga agjencia e lajmeve, dpa.

“Nëse ne nuk mbrojmë me vendosmëri kufijtë tanë në Evropë, qindra miliona persona nga Afrika dhe Lindja e Mesme do të tentojnë të arrijnë në Evropë, dhe sidomos në Gjermani”, ka thënë ai. Moraëiecki e përshkroi situatën në kufirin me Bjellorusinë si të qëndrueshme, por me rrezikun konstant të përshkallëzimit.

Rreth 900 migrantë në kufi me Poloninë e kaluan natën jashtë për të 11-ën ditë me radhë.Disa prej tyre janë ankuar për vështirësi në frymëmarrje, për shkak të tymit të zjarreve që ndezin për t’u ngrohur. Brukseli akuzon liderin autoritar bjellorus Alyaksandr Lukashenko se ka krijuar krizën me emigrantë si hakmarrje ndaj sanksioneve të BE-së kundër vendit të tij pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në gusht të vitit 2020 të cilat Perëndimi i konsideron të manipuluara, si dhe shtypjes që i bën opozitës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA