Familjarët e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu kanë hyrë me forcë në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe thyer xhamat e derës hyrëse, ndërsa sot pritet të jepet masa e sigurisë për vrasësin e të miturit, Klodia Çalamani.

“Dua vetëm drejtësinë e Mateos, asgjë nuk dua, ngrihu për drejtësinë e djalit të pafajshëm. Këta plehrat nuk e sjellin këtu, turp maskara, plehrat e ndyra, mos u ndodhtë juve, do të shqyejmë gjykatën”, tha një prej familjarëve të të miturit të vrarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, ku 38-vjeçari Klodian Çalamani goditi me sende të forta duke e lënë të vrarë 8-vjeçarin. Më pas, autori e varrosi trupin e tij në oborrin e banesës.

38-vjeçari pranoi para efektivëve të Policisë krimin e rëndë.

Ka qenë një kamera sigurie, ajo që filmoi momentet kur 38-vjeçari mori djalin e vogël dhe e futi në banesën e tij. Ndërkohë familjarët e djalit të vogël kërkonin prej orësh të miturin dhe kishin bërë edhe denoncimin në polici.

Aurori njihet si person problematik dhe me probleme mendore, por zyrtarisht nuk figuron si person i pajisur me një kartelë psikiatrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA