Dinamo në çerekfinale të kupës/ Sfida u vendos pas 20 penalltive dhe 120 minutave lojë

18/11/2021 23:17

Dinamo ka mposhtur në mënyrën më dramatike Tiranën në sfidën e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Blutë fituan pas serisë së penalltive 8-7 ndërsa 120 minutat u mbyllën me rezultatin 2-0 në favor të Tiranës.

Të besuarit e Orges Shehit bënë gjithçka në mënyrën e duhur përgjatë takimit ku me golat e Aldi Gjumsit në pjesën e parë dhe të Vesel Limajt në fraksionin e dytë me anë të 11-metërshi arritën të përmbysnin disavantazhin e ndeshjes së parë. Në extra-time, skuadrat u përpoqën vazhdimisht por nuk arritën të finalizonin rastet e krijuara.

Sfida shkoi drejt ‘ruletes ruse’, aty ku dinamovitët u treguan më efikas dhe triumfuan pas 20 penalltive të gjuajtura teksa ishte pikërisht Toshevski ai që humbi 11-metërshin vendimtar për t’i dhënë fitoren e vuajtur Dinamos.

Rol deçisiv luajti edhe portieri Edvan Bakaj që me pritjet shpëtimtare udhëhoqi 18-herë kampionët e Shqipërisë drejt çerekfinaleve aty ku i pret një tjetër derbi ndaj Partizanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA