Dënimi me vdekje: 53 vendet e botës që ende përdorin ndëshkimin kapital!

18/11/2021 16:47

Deri në 2020-tën, shumë vende të botës e kishin hequr dënimin me vdekje, por 53 të tjera ende kanë vazhduar ta mbajnë në fuqi ndëshkimin kapital. 22 vetë u ekzekutuan në 7 shtete të SHBA-së gjatë 2019-tës.

Metoda e përdorur është kryesisht apo e injeksionit vdekjeprurës, megjithatë sërish dy dënime u ekzekutuan me karrige elektrike.

Në atë vit, gjithsej 26,604 mendohet të jenë dënuar me vdekje, dhe 90% e rasteve ndodhën në vetëm katër vende: Iran, Irak, Pakistan dhe Aarabinë Saudite. Këto shifra megjithatë, nuk përfshijnë ekzekutimet në Kinë dhe Korenë e Veriut, ku të dhëna të tilla mbahen sekret. Sakaq, Koreja e Veriut, Arabia Saudite dhe Irani ende kryejnë ekzekutime në publik.

Bjellorusia ndërkohë, është vend ii vetëm europian ku nuk është hequr dënimi me vdekje. Përpara dy vjetësh atje, një burrë që kishte vrarë dy gra me cekic e thika, u ekzekutua me plumb pas koke. 4 meshkuj patën të njëjtin fat në 2018-tën, dhe dy në vitin 2017.

Që prej vitit 1990, më shumë se 200 vetë mendohet të jenë ekzekutuar në këtë shtet. Vendi që ekzekuton më shumë vazhdon të mbetet Kina, me mijëra në tilla cdo vit, e pas saj vjen Irani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA