Buxheti i 2022 për Shëndetësinë/ “Mjekët do paguhen mbi rrogën bazë sipas kontributit”, Rama flet për projektet me Fakultetin e Mjekësisë

18/11/2021 18:12

Kryeministri Rama gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë, para mjekëve dhe infermierëve u shpreh se spitali memorial i Fierit është destinuar të jetë një pikë referimi për cilësinë e lartë të shërbimit, duke i dhënë një energji sistemit dhe duke u futur në një rrugë ku performanca e çdo mjeku do të jetë kriter bazë mbi rrogën bazë.

Pra, sipas Kryeministrit Rama, do të shkohet në një fazë ku të gjithë doktorët, mjekët dhe specialistët në fushën e mjekësisë nuk do të paguhen njësoj, por mbi rrogën bazë do të ketë pagesa të ndryshme sipas kontributit dhe performancës.

“Spitali memorial i Fierit është destinuar të jetë një pikë e patundshme referimi për cilësinë më të lartë të shërbimit, por përtej shërbimit që ofron është një hap i parë për autonominë spitalore, për të kaluar në një fazë të re, duke i dhënë një energji më shumë gjithë sistemit dhe duke u futur në një rrugë ku performanca e çdo mjeku do të jetë kriter bazë mbi rrogën bazë, për të shkuar në një fazë ku mjeket të mos paguhen të gjithë njësoj, sado të rriten pagat, por të fillojë një pjesë tjetër që mbi rrogën bazë të fillojnë pagesa të ndryshme, sipas kontributit dhe perfomancës”, tha Rama.

Duke sulmuar kohën kur në krye të qeverisë ishte opozita, Rama thotë se nuk arritën as të furnizojnë spitalet me ilaçe, e madje as të ndërtonin një banjo të denjë për pavijonin spitalor, apo një dhomë mjekësh me standarde profesionale.

“Mund të ishte shumë kohë më parë, por nuk u bo sepse shumë kohë më parë nuk arritën të furnizoheshin spitalet me ilaçe, të ndërtohej një banjo e denjë për një pavijon spitalor, një dhomë mjekësh. Jo me kontribute vullnetare, por një dhomë mjekësh me standarde profesionale. Për të njëjtën arsye që mund ti marrë me radhë dhe faktikisht u humb shumë kohë dhe nuk u bë një protokoll, i unifikuar, e jo më një sistem i tërë protokollesh, sepse nuk mund të bësh do të këtë pa ndërtuar spitalet, që të quhet spital, jo stacion treni me dhoma ku rezistojnë disa persona me bluza të bardha, të kërcënuar nga lloj presionesh dhe të pa mbështetur”, shtoi kryeministri.

Sipas kryeministrit shërbimi mjekësor në Shqipëri do të shkojë në një tjetër nivel në të njëjtën cilësi shërbimi si vendet e tjera. Më tej, Rama shton se së bashku me fakultetin e mjekësisë po përpiqen të ndërkombëtarizojnë sistemin e arsimit të lartë, për ti ofruar studentëve mundësi të reja në Shqipëri.

“Kalimi në këtë fazë do jetë vendimtarë për të çuar shërbimin tonë mjekësor në një nivel që të mos ketë asnjë problem cilësie në raport me vende të tjera. Ne po bëjmë një përpjekje të përbashkët me fakultetin e mjekësisë, për të ndërkombëtarizuar sistemin e arsimit të lartë dhe për të afruar në universitetet tona forca të reja dije nga universitetet amerikane, që ti ofrojmë studentëve mundësi të reja këtu në Shqipëri, programe të përbashkëta dhe diploma të njësuara drejtpërdrejtë. Jam besimplotë që në këtë mandat t’ja dalim të vendosim një bazë të kësaj faze të re për sistemin e edukimit dhe pastaj të tjerave. Me ministren kemi folur për të fuqizuar universitetin e mjekësisë me teknologji për të krijuar mundësinë që universiteti të ketë më shumë kapacitete teknologjike”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA