Dy shqiptarëve në Greqi u bëhet atentat në një karburant. Mësohet se njëri prej tyre humbur jetën ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur dhe është në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Thivon në Nikia të Athinës.
Mësohet se atentatorët ndodheshin në një automjet dhe kanë hapur zjarr mbi mjetin në të cilin po lëviznin dy shqiptarët. Pak minuta mbas atentatit, pak kilometra më tutje u gjet e djegur një makinë që dyshohet të jetë e autorëve.
Trupi i viktimës ndodhet ende në mjet në pritje të ekzaminimit nga mjeku ligjor, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Nuk dihen ende detajet të tjera rreth ngjarjes, ndërsa Top Channel ka mundur të sigurojë pamje nga vendi i ngjarjes dhe automjetit të djegur.
Top Channel