Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat nga aeroporti i Rinasit u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë sa më shpejt ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fier një ditë më parë, ku u vra 8-vjeçari Mateo Vasiu dhe të jepet masa më ekstreme që parashikon ligji në vend për autorin Klodian Çalamani.

“Siç të gjithë e keni marrë lajmin e ndodhisë tragjike të pasdites së djeshme në Fier, e gjithë shoqëria është tronditur, por mbi të gjitha mbetet e pangushëllueshme për prindërit për familjen për të afërmit humbja e vogëlushit Mateo dhe ajo çka megjithatë nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbjeje në mendjen e në zemrën e nënës, babait, familjes, por sidoqoftë pritet me padurim nga të gjithë është mbi barbarin, i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe identifikimit dhe kapjes së shpejtë nga policia e shtetit gjendet sot prapa hekurave.

Kjo është një nga ato ngjare që të lënë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes, si dhe profilin e autorit mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thashë domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë dhe për të vënë pikën e drejtësisë në këtë episod kaq tronditës.

Vëllazërisht, ju shpreh ngushëllimet prindërve, familjes,të afërmve, i vetëdijshëm që fjalët në një rast si ky janë krejt të pafuqishme, por sidoqoftë fjalët mbeten dhe pjesa tjetër siç e thashë i takon drejtësisë e cila në këtë rast duhet të jetë domosdoshmërisht e shpejtë dhe domosdoshmërisht në lartësinë e nevojës së gjithë opinionit publik për një reagim me vendimin më ekstrem të parashikuar nga ligji i Republikës së Shqipërisë.

E pata të pamundur të shkruaj një tekst mbi këtë ngjarje dhe kjo është dhe arsyeja që mu duk më e udhës që ta bëja këtë sot së bashku me ju në prag të nisjes për vizitën zyrtare në Romë, ku në bisedimet për thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Italinë, dua ta bëj me dije për të gjithë sepse ka një kërkesë gjithmonë e më këmbëngulëse nga bashkëqytetarët tanë në Itali, në qendër të vëmendjes në bashkëbisedimin me kryeministrin Mario Draghi do të jetë njohja e pensioneve të tyre. Është një proces që ne e kemi filluar prej kohësh, është një proces tejet i vështirë. Ne kemi bërë marrëveshje një sërë marrëveshjesh njohje pensioneve me një sërë  shtetesh, çka ka nisur në fakt si proces me qeverinë tonë, pasi në këtë fushë gjetëm realisht një tokë të shkretë, por dy janë marrëveshjet më të vështira për shkak të masës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë  në Itali dhe në Greqi, marrëveshjet pikërisht me Greqinë dhe Italinë. Në respekt ardhjes tuaj deri këtu, jam në dispozicion në rast keni pyetje për të bërë, tha Rama.

I mituri Mateo Vasiu

Si ndodhi ngjarja?

Një ditë më parë Fieri u trondit nga grabitja dhe vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani. Në lidhje me ngjarjen u arrestua nga Policia e Fierit, Klodian Çalamani, pasi 8-vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e tij. Kjo ka hedhur dyshime tek policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.

Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38-vjeçari Klodian Calameni, i cili e pranoi vrasjen dhe tregoi se e kishte groposur trupin në oborrin e shtëpisë. Rrethanat e këtij akti makabër janë ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e dëshmisë së autorit.

Sot janë hapur dyert e mortit në familjen e të miturit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Vrasësi i të miturit

Kush është Klodian Çalamani?

Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo jo pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Në atë kohë, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës në vitin 2009.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA