Mateo i vogël kishte moshën e pafajësisë dhe të lodrave.

Një traktor i kuq ishte lodra e preferuar e Mateos. Ditën e fundit të jetës, ai i thirri shokut të ngushtë, por shoku nuk gjendej aty.

Mateo doli në rrugicën e lagjes dhe aty takoi vrasësin e tij.
Klodian Çalamëni, një ish i dënuar për pengmarrje dhe rrahjen e një 16-vjeçareje i dha për të luajtur biçikleten 8-vjeçarit, që nuk kishte shkuar në shkollë pasi kishte vëllain sëmurë. Fëmija bëri xhiro në rrugicë,  por askush nuk e pa kur ai u kthye në shtëpinë e vrasësit për t’i dhënë biçikletën. Ai e qëlloi me lopatë në kokë, dhe më pas e fshehu trupin e të miturit në oborr..

Vrasësi është në burg dhe shtëpia e tij vijon të jetë skenë krimi. Ai u gjet i dehur në dhomë dhe fillimisht ka mohuar të kishte dijeni për Mateon që po kërkohej prej disa orësh në fshat dhe nuk po gjendej. Por atë e ka tradhtuar një sekuencë kamere sigurie që tregonte Mateon duke luajtur me një biçikletë të kuqe, që banorët thane “është e Klodianit”.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA