
27/02 22:51
Me 838 vdekje të shënuara në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 në Ukrainë u regjistrua “numri më i lartë i vdekjeve ditore” që nga fillimi i pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer testime për COVID-19 ndaj 112.896 personave nga të cilët 16.308 rezultuan pozitivë ndaj virusit.
Për shkak të virusit në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 833 persona duke regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19. Më 4 nëntor, me 27.377 raste në vend u regjistrua “shifra më e lartë e rasteve ditore”.
Top Channel