
Vazhdon moti i keq në disa pjesë të Italisë, e sidomos në Sicili.
Një tornado u përplas mbi zonën e Modicas, duke shkaktuar vdekjen e një 53 vjecari: burri që kishte dalë nga shtëpia, u rrëmbye prej trombës së fuqishme të ajrit. Përpjekja e tij për të lëvizur në një kohë të tillë, përfundoi në tragjedi.
Mediat italiane bënë me dije se një tjetër tornado ka prekur edhe zonën e tregut të fruta-perimeve Comiso. Zjarrfikëset, policia dhe teknikët rajonalë janë të gjithë duke punuar për t`i ardhur në ndihmë banorëve të zonës, ku stuhitë kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.
Përgjatë gjithë natës, erërat e dhunshme mbollën shkatërrim në Ragusano.
Çatitë e disa banesave u shkulën e dëme kanë pasur dhe disa mure rrethuese. Shumë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, thotë shtypi vendas, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile janë mbytur me telefonata nga qytetarët që kërkonin ndihmë.
Top Channel