Shkrumbohet ‘Audi’, shpëton mrekullisht shoferi 25 vjeçar, policia: Dyshohet se shkaku ka qenë…

17/11/2021 16:20

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Koplik i Sipërm-Dragovi, ku mjeti tip ‘Audi’ ka marrë fjalë si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e mjetit.

Drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë në kohë nga makina, ndërsa mjeti është djegur plotësisht.

“Rreth orës 15:00, në rrugën Koplik i Sipërm-Dragovoi, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. J., 25 vjeç banues në Lezhë, ka marrë flakë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike. Drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa mjeti është djegur plotësisht si pasojë e përhapjes së flakëve. Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit’, thuhet në njoftimin e mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA