Kryeministri Edi Rama për vrasjen e fëmijës 8 vjeçar në një fshat të Fierit tha se është një ngjarje e pangushëllueshme për prindërit dhe familjen e Mateos.
Rama- Kjo është një nga ato ngjare që të lënë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes, si dhe profilin e autorit mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thashë domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë dhe për të vënë pikën e drejtësisë në këtë episod kaq tronditës.
Por sa i mundur është kthimi dënimit me vdekje për të tillë monstra që u marrin jetën fëmijëve?
Rama- Rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur e as një formulë apo një shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje, të cilat siç e the edhe siç e dimë, ndodhin në të gjitha shoqëritë, ndërkohë që për sa i përket pjesës tjetër, unë duhet të them që në aspektin e kuadrit ligjor, Shqipëria për shkak të disa ndërhyrjeve në vite në legjislacion, ka të shkruar legjislacionin më të ashër, ose nga më të ashprit.
Kryeministri foli edhe për një papërgjegjshmëri të trupave gjykues në raport me individë që kanë kryer krime deri dhe ekstreme.
Rama- Kemi një studim në dorë, me Ministrinë e Brendshme për të gjitha rastet përsëritëse, do ta bëjmë publik së shpejti dhe kemi një numër jo të vogël rastesh përsëritëse në vite, nuk flas vetëm për vitet e fundit, në vite, të cilat janë flagrante në aspektin e papërgjegjshmërisë deri dhe ekstreme të trupave gjykues.
Jemi duke reflektuar për një ndërhyrje në legjislacion, deklaroi kryeministri dhe për këtë do të ketë një konsultimin kombëtar.
Top Channel