Kryeministri Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Itali. Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, Rama u shpreh se ishte një ditë ku u diskutuan tema konkrete në drejtim të një interesi të përbashkët mes dy vendeve.

Kreu i qeverisë tha më tej se të dy vendet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për projekte të mëdha, me në krye sigurinë dhe drejtësinë, që do i japin frytet vitin e ardhshëm.

“Faleminderit Luigi, një mbyllje domethënëse e kësaj dite ku ne mundëm të trajtonim tema konkrete, veprime konkrete, dhe identifikuam rrugëtime konkrete në drejtime me interes të përbashkët. Jam shumë i kënaqur me këtë ditë, filloi në pallatin Kixhi, kryeministri dhe vazhdoi me takimet bilaterale dypalëshe të ministrave dhe atyre që s’janë këtu të pranishëm, por përfaqësojnë disa kolona të rëndësishme të bashkëpunimin Itali-Shqipëri, që janë temat e drejtësisë, sigurisë. Më në fund për të mbërritur në këtë punë të përbashkët mes nesh që jam i bindur që do të sjellë frytë konkrete vitin e ardhshëm, shpresoj të jem pjesë bashkë me të tjerët këtu. Do ju mirëpresim ty dhe të gjithë ministrat për të vazhduar punën së bashku, brenda kësaj jave italiane që duam të organizojmë, që duam të organizojmë qershorin e ardhshëm.

S’dua të hyj në hollësi për të mos lodhur ata të cilët na kanë ndjekur në këtë punë dhe duke marrë shënime dhe duke ndihmuar si para dhe pas ashtu si ambasadori italian në Shqipëri, që shpresoj në fund të misionit të tij të mos lej Shqipërinë pa pasaportën shqiptare siç bëri një mik tjetër që sot është në një nga katet më të larta të kësaj ndërtese! Nga nesër do të vazhdojmë të punojmë me këto projekte, nga hekurudhat, që kanë të bëjnë më ekonominë detare, infrastrukturore, bujqësia, turizmi, kultura dhe me radhë sigurisht pa harruar për atë që thamë, për këto shtylla që kanë karakterizuar si pikë të rëndësishme, bashkëpunimin tonë, siguria dhe drejtësia”, u shpreh Rama.

Më herët, nga Roma, kryeministri Rama theksoi se ka kërkuar përshpejtimin e procedurave të njohjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali, por pa dhënë detaje se në cilën pikë janë procedurat dhe as se kur mund të mbyllen ato. Edhe njëherë Rama u ndal gjatë te çështja e integrimit europian dhe pengesat që po hasin vendet e rajonit të Ballkanit drejt këtij procesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA