Pfizer, OK për pilulën anti-Covid: Vendet e varfra mund ta prodhojnë

17/11/2021 15:17

Kompania e ilaçeve, Pfizer, ka nënshkruar një marrëveshje e cila lejon që  pilula e saj eksperimentale kundër koronavirusit të prodhohet dhe të shitet në 95 vende në zhvillim. 

Ujdia me organizatën Medicines Patent Pool, mund ta bëjë të ilaçin të gatshëm për 53 për qind të popullsisë botërore.

Në listë megjithatë nuk përfshihen disa shtete që kanë përhapje të madhe të koronavirusit, si Brazili, Rusia, Kina, Argjentina e Tajlanda.

Pfizer këmbëngul se pilula e saj e zvogëlon ndjeshëm rrezikun e të sëmurit rëndë nga Covid 19, sidomos tek personat më të cenueshëm. Kompania sqaroi se ujdia do t`i krijojë prodhuesve lokalë të medikamenteve mundësinë ta prodhojnë pilulën “me qëllimin  që ajo të ketë shtrirje sa më të gjerë te popullsia globale”.

Pfizer thotë se nuk do të ketë fitim nga patenta kur ilaçet të shiten në vendet më të ardhura të ulëta e madje, shprehet se do të heqë pagesat për patenta në të gjitha kombet e përfshira në marrëveshje, për sa kohë koronavirusi të vazhdojë të konsiderohet  emergjencë për shëndetin publik, siç është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Testet klinike në fillim të nëntorit treguan se pilula e kundër koronavirusit, Paxlovid, zvogëlon me 89 për qind rrezikun e shtrimit në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA