Përse vriten edhe fëmijë? Ekspertët e shëndetit mendor: Personat e pakuruar bëhen të rrezikshëm
17/11/2021 15:41
Valentina Asabella, eksperte e shëndetit mendor thotë, se nisur nga përvoja e gjatë, persona që vuajnë psikoza dhe që nuk janë trajtuar mund të kryejnë edhe vrasje.
‘Atyre iu duket sikur i përndjekin, duan t’i vrasin, i tallin, dëgjojnë zëra që iu thonë vrite këtë, se do shpëtosh, apo do shkojë në parajsë. Psikozat bëjnë që këta të dëmtojnë nënën, babanë, fqinjin, madje edhe fëmijë.’
Ekspertja tregon edhe si të veprojme kur në komunitet kemi persona problematikë dhe të rrezikshëm.
Top Channel