Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë/ Kukësi zhgënjen, kalojnë Teuta, Vllaznia dhe Partizani

17/11/2021 19:55

Janë mbyllur edhe 7 sfidat e turit të dytë të kupës së Shqipërisë ndërkohë që derbi Tirana-Dinamo që luhet ditën e enjte do të mbyll këtë faze të kupës dhe do të kompletojë grupin e skuadrave që do të luajnë në fazën tjetër.

Partizanit ia doli mbanë të eliminojë Beslidhjen duke thyer edhe tabunë që i ishte kthyer kjo skuadrën në dy raste të mëparshme. Të kuqte e Ilir Dajës kanë fituar 2-0 falë golave të Rrapajt dhe Junior në 10 minutëshin e fundit të takimit të ndeshjes së zhvilluar në Cërrik.

Ndërkohë Egnatia mbetet surpriza e kësaj faze e cila ka arritur të eliminojë Kukësin nga Kupa e Shqipërisë që në këtë raund.

Pavarësisht fitores 1-0 të skuadrës së Kukësi në këtë takim, humbja në ndeshjen e pare 3-1 i ka dhënë të drejtë skuadrës së Rrogozhinës për të kaluar për në raundi e tretë.

Në Shkodër Vllaznia ka luajtur tenis me skuadrën pogradecare duke e mundur 6-1. Shkodranë kanë shënuar 6 herë në pjesën e pare duke vulosur gjithçka sa i përket kualifikimit për në fazën tjetër.

Mbrëmjen e se enjtes në Air Albania stadium do të mbyllet edhe raundi i dytë me derbin Tirana-Dianamo dhe fituesi i këtij çiftit do të sjell[ një tjetër derbi në kupë, pasi është Partizani që pret fituesin e tyre.

Në raundin e pasardhës do të ketë çifte si Flamurtari-Vllaznia apo Egnatia-Laç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA