Mateo Vasiu sot duhet të ishte në shkollë në klasën e tretë.
Në bankën e tij në klasë ndodhet kjo tufë me lule dhe shokët e tij janë të shokuar nga ngjarja, ndërsa mësueset qajnë.
Vogëlushi u vra dhe gropos në mënyrë barbare nga një 38 vjeçar që banonte pranë tij. Vrasësi është arrestuar dhe ka pranuar krimin që ka bërë.
Sot në mëngjes Mateo u përcoll në banesën e fundit.
Varrimi i 8 vjeçarit është mbase momenti më i dhimbshëm jo vetëm për familjen e tij. I gjithë fshati kishte dalë sot për të përcjellë Mateon.
Policia ndërkohë ka shtuar praninë në fshat duke mbajtur të rrethuar edhe vendin e ngjarjes. Ndërsa banorët dhe të afërmit e vogëlushit kërkojnë dënim maksimal
Për fshatin daulles, Klodian Çalameni njihej si njeri problematik sepse edhe më parë kishte dhunuar një vajzë të mitur
Dje 8 vjeçari Mateo Vasiu u gjet pa shumë orë kërkimesh i mbuluar me baltë në oborrin e shtëpisë së autorit.
Top Channel