Kushi i uron mirëseardhjen zv.ministres së re Albana Tole dhe prezanton detyrën e ish-zv. ministrit Rrumbullaku

17/11/2021 14:16

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale i ka uruar mirëseardhjen Zëvendësministres së re  Albana Tole, si dhe ka prezantuar detyrën e re që Oltion Rrumbullakut do të mbajë.

“I urova mirëseardhjen dhe shumë suksese zv/ministres së re Albana Tole, me besimin që do të japë kontribut të rëndësishëm në jetësimin e politikave tona për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

Ndërkohë e falënderova shumë Oltion Rrumbullakun për kontributin e deritanishëm dhe i urova shumë suksese në detyrën e re në krye të Sekretariatit të Bologna Follow-up Group (BFUG)”, shkruan ministrja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA