Krimi makabër që ndodhi ditën e djeshme në Fier ka tronditur opinionin publik. Banorët e zonës kërkojnë që të kthehet dënimi me vdekje. Një prej tyre thotë për “Shqipëria live” se duhet ta djegin me benzinë sepse e kanë mbajtur me bukë dhe nuk e prisnin një ngjarje kaq tragjike.
Banorët: Kishte diçka që pinte, pinte raki shumë.
Nëna e shokut të ngushtë të Mateos: Është një lajm shumë i hidhur, shumë tronditës, nuk di si të shprehem, nuk kam fjalë. Një krim makabër, një krim i shëmtuar që nuk e meriton shoqëria jonë. Fëmijët janë bërë me stres, djali ka qarë gjithë natën. Nuk e di, nuk di çfarë të flas. Ai djalë rrinte tek neve. Të mos varret ai djalë sot, pa u varur ai. Të varet në mes të fshatit. Ta marrë vesh i tërë fshati kush ishte ai. Ai ishte njeri i korruptuar, një familje e mbaruar që nëna e ka braktisur 2 vjeç. Se dinim që ishte aq maniak.
Banore: Të vijë në mes të fshatit dhe ta djegin i ati dhe e ëma me benzinë se ajo nënë nuk ka për ta harruar sa të jetë jeta. E ka ballë përballë. E kemi mbajtur me bukë plehrën. Ai fëmijë ishte fëmija më i bukur dhe ëngjëllor i fshatit.
Ndërsa daja i të miturit, trupi i të cilit u gjet i groposur në banesën e Klodian Calamanit thotë se do ta shohë të varur ndërsa shton se nuk ka shanse ti shpëtojë vdekjes, edhe nëse qëndron pas hekurave.
Daja i Mateos: Nga ora 4 më ka marrë motra në telefon nga Italia. Nuk di asgjë tjetër veçse më kanë thënë që kanë vrarë djalin. Unë dua ta shoh ta varin, edhe në burg të jetë, nuk ka shanse të shpëtojë. Nuk e njoh si person, por nuk e di çfarë të them.
Top Channel