Kampionati i Shahut organizohet për herë të parë në gjimnazin “Qemal Stafa”

17/11/2021 20:19

Në shkollën e mesme ‘Qemal Stafa’ në Tiranë u zhvillua këtë të mërkurë për herë të parë kampionati i shahut.

Dhjetra gjimnazistë konkurruan me njëri tjetrin, duke e konsideruar shahun si sportin e mendjes. Gara mes nxënësve shahistë u finalizua me 80 fitues të cilët morën veç certifikatave; 3 më të mirët u vlerësuan me kupa.

Krijimi i Kabinetit të shahut dhe kualifikimi për në Europianin e shkollave në sportin e shahut është edhe synimi i drejtorisë së shkollës Qemal Stafa. Mësueset e edukimit fizik zbuluan talentet e sportit të shahut, teksa dëshirojnë rritjen e një brezi më të përgjegjshëm dhe inteligjentë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel