Avokati Adriatik Lapaj ka folur me tona të ashpra, ndërsa ishte tejet i prekur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një prej fshatrave të Fierit, ditën e djeshme, ku trupi i pajetë i një fëmije 8-vjeçar u gjend i groposur në oborrin e fqinjit të tij, Klodian Çalamanit.
Avokati duke iu drejtuar këtij të fundit e quan atë një ‘kriminel ordiner’ dhe refuzon ta shohë si një të sëmurë mendorë, sepse pas ca vitesh ai do të endet sërish rrugëve të lirë!
Lapaj tha se Çalamani duhet të paguajë për krimin e kryer, ndërsa deklaron se në burgun e Zaharisë ditën e sotme bëhet një trajtim çnjerëzor, ku të burgosurit me probleme të shëndetit mendor nga pamundësia për ti trajtuar dhe mjekuar i lënë sërish të lirë!
Adriatik Lapaj: Nuk mendoj dhe nuk e them a ka probleme mendore, por është një kriminel ordiner që ka vrarë një fëmijë dhe nuk mundet dhe refuzoj që ta shoh si të sëmurë mendor, sepse ai zotëria pastaj pas ca vitesh do e shohim rrugëve. Ai është ordiner dhe kushdo vret fëmijë që në këtë republikë duhet të paguajë. Ne sot në burgun e Zaharisë bëjmë një trajtim çnjerëzor, që i fusim aty s’kemi si i trajtojmë dhe i lëshojmë rrugëve. Të merren masa që të rehabilitojmë këta njerëz. Ky problem ka zgjidhje, edhe mendja po e trajtove me ndonjë ilaç mund të trajtohet. Këta i lënë deri në pikën e fundit edhe njerëzit marrosen.
Top Channel