E rëndë në Durrës/ I riu i jep fund jetës, gjendet i vetëvarur në banesë nga babai i tij, dyshohet se..

17/11/2021 19:06

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në lagjen nr.13 në Durrës.

Sipas burimeve policore mësohet se një 24-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga babi i tij, në banesën e tyre.

I riu është gjetur i vetëvarur, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni.

Me datë 17.11.2021, rreth orës 16:40, në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, të cilin e ka gjetur pa shenja jete babai i tij”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA