Djali i hapi derën, i ati i arratisur e vrau/ Nëna shqiptare përfundon në spital: S’e kisha imagjinuar kurrë

17/11/2021 18:07

“Ai ishte aty në shtrat me gjak mbi të… Nuk e kisha imagjinuar kurrë”, janë fjalët e nënës së fëmijës 10-vjeçar që u vra nga babai në Itali. Aktualisht, shqiptarja Mariola Rapaj ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor nga trauma që përjetoi për humbjen e djalit të saj.

Fëmijë u vra nga babai polak, Mirko Tomkow, i cili u arratis nga spitali COVID në Romë ku ishte shtruar dhe shkoi në shtëpi, ku i mori jetën djalit duke i prerë fytin me thikë.

Pak kohë më parë gjykata kishte lëshuar një urdhër mbrojtje duke i ndaluar polakut që t’i afrohej gruas dhe fëmijës, por pavarësisht kësaj, 44-vjeçari arriti që të futej në shtëpi.

Matiasi i vogël ka qenë vetëm pasditen e djeshme në banesën ku jetonte me nënën e tij.  Ai ishte ftuar në drekë nga daja i tij, por preferoi të kthehej nga shkolla në shtëpi. Sipas autoriteteve italiane ishte djali që ia hapi derën të atit për t’u futur brenda që më pas e vrau.

Shkaku i divorcit ishte dhuna sistematike që 44-vjeçari kishte ushtruar ndaj shqiptares.

Mariola Rapaj, 32 vjeç, e gjeti djalin e saj të pajetë në dysheme kur u kthye në banesë nga puna, rreth orës 15.30. Burri është arrestuar nga policia dhe karabinierët po dëgjojnë dëshmitarët për të rindërtuar atë që ndodhi në banesën e një pallati dykatësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA