Dy të moshuar janë djegur në banesën e tyre në një fshat të Gjirokastrës. Çifti Irakli dhe Fotini Panajoti ishin të moshës 87 dhe 83 vjeç.
Mendohet se shkak për zjarrin në banesën e tyre në fshatin Hllomo të Dropullit të jetë bërë oxhaku i shtëpisë pasi fshati kishte disa ditë pa energji elektrike.
Të moshuarit mësohet se u përpoqën të dilnin nga banesa në flakë por mendohet se janë asfiksuar nga tymi. Banesa kishte rreth 10 m3 dru të thatë që i përdornin për oxhakun çka dyshohet se ka favorizuar zjarrin.
Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë arritur atje rreth 2 orë pas marrjes së njoftimit nga banorët për shkak të terrenit të vështirë. Fqinjët nuk kanë mundur t’i ndihmojnë të moshuarit pasi zjarri ka qenë i shpejtë dhe i vrullshëm. Në fshat aktualisht ka rreth 20 banorë të gjithë të moshuar.
Top Channel