Atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë, kush është viktima që u ekzekutua teksa lëvizte në makinë me kushëririn

17/11/2021 09:59
Viktima Marius Spiro Dhiamanti

Një shtetas shqiptar humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë, pasi u bënë shënjestra e një atentati një ditë më parë në Greqi.

Viktima është identifikuar si Marius Spiro Dhiamanti nga Delvina. Ndërsa personi me të cilin po udhëtonte në makinë ishte Juxhin Bajrami, kushëiri i parë me viktimën. Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Thivon në Nikia të Athinës. Mësohet se atentatorët ndodheshin në një automjet dhe kanë hapur zjarr mbi mjetin në të cilin po lëviznin dy shqiptarët. Pak minuta mbas atentatit, pak kilometra më tutje u gjet e djegur një makinë që dyshohet të jetë e autorëve.

Nuk dihen ende detajet të tjera rreth ngjarjes, ndërsa Top Channel ka mundur të sigurojë pamje nga vendi i ngjarjes dhe automjetit të djegur.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel