Autoritetet turke kanë arrestuar një burrë që konsiderohet si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moise në muajin korrik, tha ministri i Jashtëm i Haitit, Claude Joseph.
Ish-biznesmeni 53-vjeçar Moise, i cili mori detyrën e presidentit në vitin 2017, u qëllua për vdekje në banesën e tij private ndërsa gjatë sulmit u plagos gruaja e tij.
Një grup mercenarësh kolumbianë ishin të dyshuarit kryesorë edhe pse askush nuk është akuzuar apo dënuar në lidhje me rastin.
“Sapo pata një bisedë telefonike me ministrin turk, Mevlut Cavusoglu, për të falënderuar Turqinë për arrestimin e Samir Handal, një prej personave me interes të madh në hetimet për vrasjen e presidentit”, shkroi Joseph në Twitter.
Mediat turke raportuan të martën se Handal, i cili po kërkohej edhe nga Interpolit, u ndalua në aeroportin e Stambollit derisa po udhëtonte tranzit nga Shtetet e Bashkuara në Jordani.
Ministria e Brendshme e Turqisë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reutersit për të komentuar këtë çështje.
Top Channel