Tre persona janë proceduar penalisht për tre vepra të ndryshme penale. Dy persona nga Tirana u proceduan për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave dhe tatimeve dhe 1 tjetër për prerje të paligjshme të pyjeve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasit:
Këta shtetas, janë kapur nga shërbimet e Policisë me kamionët e tyre duke transportuar mallra për të cilat nuk dispononin faturë tatimore.
Policia thekson se në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin Xh. B., 38 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme në pyllin e Semanit.
Top Channel