David Perry po përshendetet si hero në Britani, pas veprimit të tij të guximshëm që shpëtoi shumë jetë njerëzish.
Taksisti i bllokoi derën e automjetit kamikazit që ndodhej brenda vetëm pak çaste përpara se ai të hidhte veten në erë para një spitali në Liverpul.
Për rrjedhojë, i vetmi që humbi jetën në këtë episod dhune, ishte atentatori vetëvrasës.
45-vjeçari Perry mendon se objektivi i sulmit në fakt ka qenë një katedrale aty pranë, por për shkak të trafikut të madh në zonë, pasagjeri i kishte kërkuar të parkonte në afërsi të spitalit.
Taksisti vuri re se nga rrobat e tij dilnin disa tela dhe diçka “nuk ishte aspak në rregull”.
David menjëherë ka dalë jashtë nga taksia dhe e ka mbyllur pasagjerin brenda saj.
“Nëse ky njeri do të arrinte të hynte ne spital kushedi se çfarë mund të kishte ndodhur”, thanë burime të policisë.
Më vonë, u mësua se kamikazi ishte një arab i konvertuar në të krishterë.
Nga Emad al-Swealmeen, 32-vjeçari e kishte ndryshuar emrin në Enzo Almeni.
Mendohet se ai ishte i zemëruar për shkak të refuzimit të kërkesës për azil.
Top Channel