Mes 47 institucioneve nën lupën e drejtorisë antikorrupsion që pretendon pastrimin e administratës deri më tani kadastra vijon të spikasë.
Ministri i drejtësisë këmbëngul se nga gjetjet e deritanishme bazuar në kallzimet e qytetarëve është e qartë se në tjetërsimin e pronave dhe regjistrimet fiktive kadastra vepron si pjesë e një zinxhiri abuzuesish ku përfshihen edhe noterët. Në konferencën e radhës ministri i drejtësisë i kthyer edhe në zëdhënës të qytetarëve denoncues numëroi abuzimet që u janë lënë në dorë prokurorëve për tu hetuar. Kryeson skandali i një ndërtimi mbi një kopsht fëmijësh
Manja: Ndërtimi pa leje është bërë direkt mbi kopshtin, është shtuar një kat, aty ku mësojnë fëmijët e kësaj njësie. Legalizimi është bërë në mënyrë abuzime, zyrtarët që do të denoncohen sot në SPAK e kanë marrë legalizimin për privatin. Kemi dërguar në prokurori 6 persona, punonjës aktual e jo vetëm . Me veprimet e tyre shpërdoruan detyrën në mënyrë flagrante
Nuk mbetet pas as shumë pronësia për të njëjtin objekt.
Manja: Në kartelën manuale të pasurive, prona rezulton shtet, ndërsa rezulton në emër të një qytetari i cili nuk ka bërë kërkesë. Në listën e trojeve, kjo pasuri një herë është në emër të një qytetari, një herë shtet, një herë në emër të një qytetari tjetër.
Me kallëzime që po bëhen publike periodikisht për gjetjet e një strukture që ngjan se po bën paralelisht punën e prokurorisë, rezultatet e drejtorisë antikorrupsion do të kuptohen nga qëndrimet e akuzës.
Për SPAK dy cështet më të rëndësishme janë gjiri i Lalëzit dhe tjetërsimi i tokave në Vlorë për të cilat prokurorët e posaçëm parashikojnë që do shpallin mos kompetencën dhe do ua dërgojnë prokurorive të zakonshme , duke qenë se nuk kanë vërtetuar korrupsionionin por vetëm shëprdorimin e detyrës.
Top Channel