Projektligji për Buxhetin 2022 është votuar me 76 vota pro. Mësohet se projektbuxheti ka marrë 52 vota kundër në Kuvend.

Seanca maratonë ka nisur që ditën e hënë duke vijuar deri në mbrëmjen e sotme për miratimin e projektbuxhetit.

Po ashtu Kuvendi miratoi edhe disa ligje të tjera, konkretisht:

Projektligj “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. 76 vota pro, 52 kundër, 0 abstenim

Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””. 76 vota pro, 52 kundër, 0 abstenim

Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””. 76 vota pro, 52 kundër, 0 abstenim

Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. 76 vota pro, 52 kundër, 0 abstenim

Top Channel